Hidromorava

Gjilani i mobilizuar për protestën e 18 prillit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qendra e Lëvizjes VV në Gjilan mbajti sot konferencë për shtyp lidhur me protestën gjithëpopullore që do të mbahet më 18 prill në Prishtinë, ku u fol për arsyet e kësaj proteste, kërkesat e saj, si dhe organizimin e transportit nga Gjilani për në protestë.

Ismajl Kurteshi ka thënë se edhe qeveria aktuale, si ajo para kësaj, po e keqqeveris vendin. “Si pasojë e kësaj keqqeverisjeje si dhe privatizimit që ka ndodhur në këtë vend, ekonomia e Kosovës është shkatërruar, e fitimtarë kanë dalë vetëm pushtetarët dhe klanet e tyre. Në aspektin politik, zgjidhjet që kanë rezultuar nga bisedimet pa kushte me Serbinë e kanë dëmtuar pa masë sovranitetin e vendit dhe funksionalitetin e tij. Kjo situatë që tanimë është bërë e padurueshme po vazhdon të keqësohet. Për ndërprerjen e këtij procesi degradues nuk po mjaftojnë debatet dhe vërejtjet e qytetarëve, opozitës dhe shoqërisë civile”.

Uji Dea

Kurteshi ka shtuar se këtë gjendje mund ta ndryshojë vetëm qytetaria aktive, përmes të gjitha metodave demokratike. “Me qëllim të zbritjes së çmimit të energjisë elektrike, të shpëtimit të Trepçës nga privatizimi, të kthimit të RTK-së në shërbim të qytetarëve nga të qenit në shërbim të pushtetarëve, të vënies para përgjegjësisë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese që është kapur në flagrancë si falsifikator, si dhe pengimit të shumë projekteve të dëmshme që po i përgatitën Kosovës, subjektet politike opozitare, shoqëria civile, sindikatat dhe qytetarët e shumtë me 18 prill, ora 14.00 do të tubohen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, prej nga niset marshi i kësaj proteste paqësore. Nga Gjilani në mënyrë të organizuar do të nisemi me autobusë në orën 12.00 nga kompleksi i Shkollave të Mesme. I ftojmë të gjithë gjilanasit të vijnë bashkë me ne në protestë.”/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.