United Hospital

“Kosova e Re”, jodomosdoshmërisht me “Contour Global”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qeveria e Kosovës nuk ka alternativë tjetër përveç ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”. Por, alternativë ka për mënyrën e ndërtimit dhe kompaninë që do të tenderojë atë, nëse kompania e vetme që ka dorëzuar ofertën nuk i pranon kushtet e Qeverisë së Kosovës.

Ky është mesazhi që ka marrë kompania “Contour Global”, e cila ka kërkuar që norma e brendshme e kthimit të jetë 23-27 për qind. E norma e brendshme e kthimit, që njihet në gjuhën financiare si IRR, do të jetë njëra nga pikat që do të negociohet me kompaninë amerikane, “Contour Global”, pasi Qeveria nuk e pranon një IRR kaq të lartë për një projekt të tillë, shkruan Koha Ditore.

Fundamenti

Gazeta kishte raportuar se një nivel i tillë i IRR-së nënkupton që investitori synon t’i kthejë investimet e bëra vetëm katër vjet pas lëshimit në operim të termocentralit.

Niveli i IRR-së është njëri nga faktorët që pritet të ndikojë në çmimin e energjisë elektrike së bashku me faktorë të tjerë, siç janë: teknologjia që do të instalohet, kostoja e ndërtimit dhe ajo e operimit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.