Gjuajtja me armë në ahengun familjar i kushtojë shumë tre shqiptarëve në Koretin
Gjilan – Në fshatin Koretin të Kamenicës janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që të njëjtit pas të shtënave me armë zjarri në një lokal gjatë një ahengu familjar kanë tentuar të zhdukin gjurmët e të shtënave – kanë larguar gëzhojat.
Në rrugën “Halim Orana” në Gjilan raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar ka vetë dorëzuar një armë të llojit AK-47 të cilën sipas të dyshuarit në shtëpinë e tij e ka lënë një shok i tij njoftoj policia e Kosovës.
Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Kurse në fshatin Koretin të Kamenicës janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që të njëjtit pas të shtënave me armë zjarri në një lokal gjatë një ahengu familjar kanë tentuar të zhdukin gjurmët e të shtënave- kanë larguar gëzhojat.
Njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar vetëm një gëzhojë të kalibrit 9 x 19. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/


