Fundamenti

Korrupsioni e ka infektuar drejtësinë

/ 2 minuta lexim
HW

Njohës të çështjeve ligjore thonë se politikanët përmes njerëzve të tyre në drejtësi, po ndërhyjnë aty dhe po zgjidhin çdo lloj lënde problematike në favor të tyre.
Avokati Tomë Gashi thotë për KosovaSot se gjendja e tanishme në institucionet e drejtësisë i konvenon politikës.

Ai thotë se politika është e futur thellë në institucionet e drejtësisë, andaj sipas tij, Kosova është larg një sistemi të mirëfilltë të drejtësisë.
“Politikanët e fuqishëm dhe grupe të interesit përmes njerëzve që janë futur në institucionet e drejtësisë, posaçërisht në Prokurori , me përdorimin e tyre dhe të policisë mund të eliminojnë përmes sistemit juridik secilin që nuk është i dëgjueshëm deri nën nështrim”.

“Nëse politikanët kanë ndonjë akuzë të dikujt, që është interesi i tyre, përmes njerëzve të vet kryejnë çdo lënë problematike për miqtë e tyre, ët afërmit dhe biznesmenët e lidhur me ta. Ne jemi larg sistemit të drejtësisë juridike, sepse mungon vullneti politik për një sistem të qëndrueshëm, të fortë juridik”, thotë Gashi.

ARKATANA

Ndërkaq, Riza Smaka nga AAK thotë se është korrupsioni ai që ka “infektuar” sistemin e drejtësisë. Ai thotë se Prokuroria nuk po funksion pikërisht për këtë shkak.

“Me luftimin e korrupsionit duhet të merret Prokuroria por për fat të keq ajo nuk funksion. Ka shkaqe të shumta për këtë, ndër të tjera edhe korrupsioni që e ka infektuar prokurorinë, prandaj do të duhej që pikërisht këtu të niste pastrimi, në këtë substancë të infektuar të krijohej një Prokurori e shëndetshme në pikëpamje morale, profesionale dhe organizative”, thotë Smaka. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.