United Hospital

FAK-u “përçan” shtetin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Deklarata e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, se Forca e Armatosur e Kosovës (FAK) nuk do të shkojë në pjesën veriore pa marrëveshje me NATO-n është kundërshtuar nga presidentja, Atifete Jahjaga, e cila ka thënë se FAK-u do të veprojë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Ndërkohë, që edhe më i ashpër ka qenë reagimi i komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, i cili ka thënë se FAK-u nuk ka nevojë të kërkojë leje nga NATO-ja për të shkuar në veri.

Mobi Casa

Sipas Ramës, ushtria e ardhshme e Kosovës do të veprojë në bazë të nevojave që paraqiten në terren.

Ndërsa, ekspertët e çështjeve të sigurisë në vend kanë thënë se situata politike në pjesën veriore të Kosovës e bën të pamundur shkuarjen e ushtrisë së Kosovës në atë pjesë pa një marrëveshje paraprake me NATO-n, megjithatë deklaratën e Mustafës ata e kanë vlerësuar si të ngutshme, pasi vlerësojnë se nuk është dashur të thuhet në këtë kohë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.