Pas shumë vitesh Malaria shfaqet në Kosovë
Gjilan – Xhevat Demiri shef i repartit të Infektologjisë në spitalin e Gjilanit tha për rajonipress se pas 25 vitesh është paraqitur një rast pozitiv me sëmundjen e malaries. Pacienti është nga Gjilani rreth moshës 35 vjeçare dhe vinte nga Liberia e Afrikës ku edhe është infektuar. Pas tretmanit mjekësor në Gjilan është udhëzuar për QKUK ku është duke u trajtuar dhe gjendja e tij është e mirë tha Demiri.
Pas më shumë se 25 vitesh në Kosovë serish është paraqitur malaria, sëmundje kjo tashmë e harruar. Pacienti gjilanas i moshës 36 vjeçare ndodhej në Liberia të Afrikës ku edhe dyshohet se është infektuar, raporton rajonipress.
Xhevat Demiri shef i reparti të Infektivës në Gjilan tha për rajonipress se fillimisht pacientit i është dhënë tretmani dhe ndihma mjekësore në Gjilan. “Pasi i bëmë analizat dhe pasi vërejta se kishte ethe, temperaturë, dhembje të muskujve, skuqeje të syve menjëherë e kam udhëzuar për QKUK ku edhe është trajtuar dhe pas kompletimit të analizave është identifikuar me sëmundjen e malaries. Anamneza ishte pozitive dhe kishte dyshime të bazuara pasiqë pacienti ishte ndodhur në një vend tropikal afrikan“ tha Demiri.
Demiri tha se tani pacienti ndodhet në QKUK dhe është jashtë rrezikut pas marrjes së terapisë./rajonipress/


