Hidromorava

Këshilli Prokurorial kundër kategorizimit të pagave të prokurorëve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Në Këshillin Prokurorial të premten si pikë e rendit të ditës ishte edhe rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa për gjendjen e buxhetit dhe nivelizimin e pagave të prokurorëve.

Për këtë pikë të rendit të ditës para anëtarëve të Këshillit Prokurorial foli drejtori i Sekretariatit të KPK-së Shkëlzen Maliqi.

Lidhur me ketë pike te rendit te ditës para anëtareve te këshillit prokurorjal foli drejtori i Sekretariatit te Këshillit Prokurorjal te Kosovës I cili e arsyetoji ketë rekomandim,transmeton Kallxo.com.

“Këtu e keni të bashkëngjitur një tabelë qe e ka përgatitur Komisioni për Buxhet i Këshillit Prokurorial, kjo tabelë është përgatitur sipas kërkesës së Ministrit të Administratës Publike pasi qe Ministria dhe Qeveria janë në proces të hartimit të Ligjit për Pagat e Zyrtarëve Publikë. Sipas kësaj kërkese ne jemi të obliguar të bëjmë kategorizimin e pagave të prokurorëve dhe të stafit mbështetës,“ deklaroi Maliqi.

Maliqi më pas tregoi kategorizimin e pagave të propozuar nga komisioni.

“Komisioni ka propozuar që kryeprokurori i Prokurorisë Themelore te Prishtinës të dallohet nga kryeprokuroret e 6 prokurorive tjera themelore, ku te tjerët I kane 85 % te rrogës se kryeprokurorit të shtetit, ndërsa ai i Prishtinës 90%, që është e barabartë me kryeprokurorin e Apelit, prokurorët e Prokurorisë Speciale dhe prokurorët në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, “ sqaroi Maliqi.

UBT

Mirëpo anëtaret e Këshillit Prokurorial nuk u pajtuan që të bëhet kategorizimi i prokurorëve sa u përket pagave, transmeton Kallxo.com.

Ata me shumicë votash vendosën që kryeprokurorët e prokurorive themelore të kenë paga të barabarta.

Në mbledhjen e KPK-së u diskutua edhe për shumën prej 50 eurove që nëpër prokurori merret për kujdestari dhe u vendos që të vazhdohet me këtë kujdestari dhe shtesat prej 50 eurosh për të.

Sevdije Morina, kryeprokurore e Prokurorisë Speciale tha se nëse prokurorëve të Speciales u hiqen shtesat, ajo nuk mund të garantojë që prokurorët do të rrinë në këtë prokurori.

Anëtarët e KPK-së diskutuan edhe për kërkesën e vozitësve të Zyrës për Mbrojtje të Viktimave që të barazohen me paga me vozitësit e prokurorive./Indeksonline/