Mobi Casa

Arrestohen dy shqiptarë në Kamenicë për falsifikim të dokumenteve

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Policia e Kosovës njësitet patrolluse Policore, nga stacioni i Kamenicës përmes rrugëve operative kanë pasur një informatë për një veturë të dyshimtë. Gjatë patrullimit kanë takuar personat e dyshuar: L. P. (1992),dhe F. K. (1992) me veturën Citroen me targa: 03 në një fshat në komunën e Kamenicës njoftoj policia e Gjilanit.

Të dyshuarit janë sjellur në Stacionin Policor ku më pas janë intervistuar dhe të njëjtit dyshohet se kishin planifikuar ta rrahin një person rreth një rasti të mëhershëm.

FIDANISHTJA

Gjatë kontrollimit të automjetit Patrolla kanë hasur në dokumentin Patentë shofer qe dyshohet të jetë e falsifikuar.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i shtetit i cili urdhëron që rasti të cilësohet fillimisht ‘Falsifikim i dokumentit’ , patentë shoferi, telefonat celular dhe vetura me targa 03, janë konfiskuar, dhe dy të dyshuarit dërgohen në Qendër të Mbajtjes për 48 orë ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/