Uji Dea

Përplasje në Kuvend për vendet e punës që mund t’i mbajnë zyrtarët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një iniciativë parlamentare mëton të kufizojë numrin e vendeve të punës që zyrtarët mbajnë gjatë ushtrimit të funksionit publik.Por pritjet janë të vogla që iniciativa të marrë fuqinë e normës. Kjo për faktin se amendamenti që përmban kufizimet, prek në xhepin e shumë prej deputetëve, votat e të cilëve vendosin nëse një ligj votohet ose jo. Deputetët e Komisionit për integrime evropiane janë të parët që i kanë gjetur “behane” amendamentit, shkruan sot Koha Ditore.

Në shoqërinë civile kanë paralajmëruar se vetë liderët politikë kanë interes ta stopojnë këtë normë.

E në Agjencinë Kundër Korrupsion kanë shtruar nevojën që të bëhet një presion më i madh publik, në mënyrë që amendamenti akoma të fuqizohet dhe të kalojë në Kuvend.

FIDANISHTJA

Kufizimi planifikohet të bëhet nëpërmjet ndryshimeve në Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. Ai ka kaluar nga Qeveria në Kuvend dhe një amendament për këtë çështje e ka bërë Komisioni parlamentar për legjislacion.

Deputetja Albulena Haxhiu, që është kryetare e Komisionit, ka thënë të kenë qenë ndryshime teknike ato që i kishte sponsorizuar Qeveria dhe se ka iniciuar fuqizimin e ligjit përmes amendamentimit. Në llogari të kësaj, Komisioni ka formuar një grup pune.

Komisioni ka hartuar edhe një raport për amendamente, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.