ARKATANA

Dorëzohet në polici i dyshimti për vrasjen e rojës në “Albi Mall”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në Policinë e Kosovës sonte është dorëzuar i dyshuari kryesor për vrasjen e rojtarit në qendrën tregtare “Albi Mall” ditë më parë.Bëhet e ditur se i dyshuari që është vetëdorëzuar është L. Sadikaj dhe ai e ka pranuar se e ka shkrepur armën në drejtim të viktimës, transmeton indeksonline.

Dje policia e ka arrestuar një person tjetër, punëtor në kafeterinë në “Albi Mall” ku ishte kryer vrasja.

Mobi Casa

Roja Nazmi Ramadani u vra në mëngjesin e 30 marsit derisa tentoi të ndalonte grabitësit e arkës së një kafeterie në “Albi Mall”.

Policia sot gjithashtu njoftoi se ka gjetur edhe armën me të cilën dyshohet së është vrarë Nazmi Ramandani.