Hidromorava

Thaçi: Ideja për “Shqipërinë e Madhe” u krijua në Serbi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është keqinterpretuar dhe se dëshira e shqiptarëve është integrimi në Bashkim Evropian.

“Ideja e Shqipërisë së Madhe është e krijuar në Serbi dhe s’ka asnjë lidhje me shqiptarët”, ka thënë të enjten për Al Jazeera, ministri jashtëm Thaçi gjatë vizitës në Slloveni.

Kjo deklaratë e Thaçit vjen pas deklaratave të Edi Ramës për bashkimin kombëtar si dhe reagimeve serbe dhe atyre të BE-së.

“Beogradi e akuzoi padrejtësisht Ramën… Anëtarësimi në BE është dëshira e popullit dhe udhëheqjës së Kosovës dhe Shqipërisë, të gjithë shqiptarëve”, ka thënë zv/kryeministri i Kosovës.

Mobi Casa

Thaçi ka folur edhe për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhenieve më Serbisë dhe se si serbët lokal janë integruar në institucionet e vendit, duke përfshirë edhe policinë, prokurorinë dhe gjyqësorin në tërësi.

Ai po ashtu ka thënë se ëndrra serbe për copëtimin e Kosovës ka përfunduar përgjithmonë.

“Nuk do të ketë autonomi të asaj pjesë të Kosovës, as ‘Republika Srpska’, e as ndarje të Kosovës. Qëllimi i Serbisë për ta ndarë Kosovën ka qenë shumë i rrezikshëm, sepse secili vend i rajonit e ka nga një Mitrovicë si ne”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.