Azemi: Palët po vdesin pa i realizuar kërkesat e tyre
Gjilan – Halit Azemi avokat nga Gjilani thotë për rajonipress se fatkeqësisht për shkak të neglizhencës dhe mos efikasitetit të Gjykatave palët po vdesin pa i realizuar kërkesat e tyre pronësore dhe materiale.
Halit Azemi avokat nga Gjilani ndihet i shqetësuar për faktin se klientët e tij po vdesin pa i realizuar kërkesat e tyre që lidhen me pronësinë dhe kompensimet materiale. “Vetëm tek unë kanë vdekur katër persona të cilët nuk kanë mundur t`i realizojnë kërkesat e tyre kontestimore për shkak të zvarritjeve të gjata që po bëhen nga ana e Gjykatës. Procedurat civile po zvarriten dhe po shkaktohet neglizhencë në zgjidhjen e rasteve. Për pasojë shumë klientë po vdesin ende pa e përfunduar procesin” shprehet Azemi, raporton rajonipress.
Azemi thotë se ky veprim është i pafalshëm për gjykatën sepse kjo tregon se e kemi një mos efikasitet dhe një zhgënjim total në zgjidhjen e lëndëve.
Azemi tha se edhe Oda e Avokatëve duhet të jetë më azhure dhe më aktive që të bëjë presion tek Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të angazhojë më shumë gjykatës dhe të rrisi anën profesionale./rajonipress/


