ARKATANA

Thaçi: Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocid

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për me televizionin publik kroat, HRT, ka thënë se raportet në mes Kosovës dhe Kroacisë vazhdojnë të jenë të mira në të gjitha fushat.

“Jam takuar në Prishtinë me investitorë të shumtë kroatë, me të cilët kemi biseduar për energjetikën, turizmin, minierat dhe për të gjitha potencialet e Kosovës, që rajoni të adoptojë modele të ndryshme përmes investimeve direkte apo përmes marrëdhënieve strategjike në partneritetin publiko-privat midis investitorëve dhe shtetit”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, Kosova gjatë këtij viti do të nënshkruajë MSA-në dhe do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në pjesën e dytë të 2015-es shpreson se do të nxirren rekomandimet edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

UBT

“Kosova ka evidentuar faktet që një ditë, kur të jetë e përgatitur, të ushtrojë padi për gjenocidin e Serbisë në Kosovë”, ka thënë Thaçi.

Gjithashtu, Thaçi ka ritheksuar se Kosova është prijëse në rajon sa i përket luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm. Ndërsa, në pyetjen e gazetares kroate për arritjet e Kosovës në fushën e diplomacisë digjitale, ai ka thënë se njohja e Kosovës si shtet nga Facebook ka qenë një sukses i madh i diplomacisë digjitale të Kosovës, duke shtuar se shtrirja dhe depërtimi i internetit në Kosovë është në shkallën më të lartë për kokë banori në rajon.

“Edhe mua më ka ndihmuar shumë që të zhvillojë fushatë në zgjedhjet e fundit, si një formë tjetër për komunikim me qytetarët”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.