Fundamenti

Ferrarese: Ekonomia mund të zhvillohet edhe me korrupsion

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Korrupsioni nuk është e vetmja e keqe në Kosovë, që po pengon investimet e huaja dhe zhvillimin e brendshëm ekonomik. Kështu u shpreh ambasadori italian në Kosovë, Andreas Ferrarese, transmeton zeri.info.

Sipas tij, ekonomia ka mundur të zhvillohet në Kosovë edhe pse ka korrupsion, pasi siq u shpreh ai; ‘ka shumë vende që kanë korrupsion, por ekonominë e kanë shumë të zhvilluar’.

Të mërkurën në një ligjeratë të hapur, të mbajtur para studentëve në kolegjin ‘Universum’, ambasadori Ferrarese tha se, ’biznesmenët e shumtë të vendeve evropiane nuk e njohin Kosovën si një destinacion për zhvillimin e biznesit të tyre, shkruan zëri.info.

Ndërsa shtojë se kosovarët nuk kanë bërë sa duhet për të promovuar vendin e tyre, tek investitorët e huaj.

“Fatkeqësisht komuniteti i biznesit italian nuk e njeh Kosovën si vend për të bërë biznes. Andaj që nga fillimi, fokusi im ka qenë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Itali.”, tha ambasadori italian.

Kjo ka ndodhur, pasi që Kosova nuk e ka bërë prezantimin e duhur para biznesit italian për ofertën që ka për investitorët e huaj.

“Kosova ka potencial për tu zhvilluar ekonomikisht. Ju duhet të fokusoheni në bujqësi, industri të lehtë ushqimore, përpunim të metaleve dhe shërbime. Duhet të fokusoheni në një ekonomi të qëndrueshme, duke u bazuar në zhvillimin e sektorit privat”, tha më tej ambasadori Ferrarese.

Duke folur për largimin e të rinjve nga Kosova, ai tha se duhet qëndruar këtu për të ndihmuar vendin që të zhvillohet.

Mobi Casa

“Nëse ju dëshironi ta lëshoni vendin tuaj nuk mund të ju ndal askush, nuk ju nevojitet as liberalizimi i vizave. Por ju duhet të qëndroni këtu dhe t’i ndihmoni vendit tuaj të zhvillohet. E ardhmja e Kosovës është në duar e të rinjëve”, tha ai.

Ambasadori italian, tha se secili vend evropian, përfshrë këtu edhe Italia, do të përfitonin nga emigrantët kosovarët sepse janë të rinj, të mençur, të shkathtë në punë dhe integrohen shpejtë.

“Por kjo nuk është zgjidhja. Nuk duhet lënë që truri i Kosovës të ik nga këtu. E ardhmja është në duart e të rinjve. Kosova do te humb shume nga migrimi dhe largimi i trurit”, tha ai.

Sa i përket liberalizimit të vizave, ai tha se ‘apektet teknike tani janë më të rëndësishme për tu plotësuar se ato politike në këtë proces’.

Sa më i zhvilluar vendi ekonomikisht, aq më afër është liberalizimi i vizave, tha më tej ai.

Kurse aty ku më shumë duhet koncentuar në zhvillim të ekonomisë, është prodhimi.

“Në rast se ju do të hynit sot në BE do të humbnit 60 për qind të buxhetit, pasi që këto mjete hyjnë nga doganat. Andaj ju duhet të përqendroheni në prodhim dhe jo gjithmonë duhet fokusuar vetëm në treg të lirë. Shteti duhet të intervenoj më shpesh për të mbrojtur prodhuesin vendor”, porositi më tej, ambasadori italian. /Zëri/