Haradinaj: Protesta e 18 prillit do të jetë paqësore dhe dinjitoze
Ka përfunduar takimi i partive opozitare Vetëvendosje, AAK, NISMA, si parapërgatitje për protestën e paralajmëruar më 18 prill.Pas takimit me liderët e dy partive opozitare, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për protestën e cila pritet të mbahet më 18 prill.
“Protesta do të jetë paqësore dhe dinjitoze”, ka thënë ndër tjerash, pas takimit Haradinaj.
Sipas tij, aty do të protestohet për arsye të shumta duke specifikuar “kapjen e shtetit, kapjen e televizionit publik, situatën e nderë në Gjykatën Kushtetuese, situatën e rëndë në Trepçë”. /Telegrafi/


