Në Velekincë gjendet një mortajë bartëse ndriçuese
Gjilan – Ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës ka raportuar Policinë e Kosovës se në skajin e rrugës së pyllit afër deponisë së mbeturinave të qytetit gjendet një “mortajë bartëse ndriçuese” kalibër 81 mm.
Patrulla policore ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka verifikuar informatën si dhe ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.
Rreth orës 20:00 njësiti i FSK-së të cilët kanë ardhur në vendin e ngjarjes, e kanë asgjësuar mjetin e dyshuar, pa shkaktuar kurrfarë dëmi për rreth saj njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


