Jacobson: Kosova shembull për Evropën
Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka thënë se Kosova është shembull për Evropën se si mund të jetë një shtet për komunitetet, megjithatë duhet të bëhet edhe më shumë për komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian, sa i përket punësimit dhe arsimit.
Ajo gjatë shënimit të ditës së komunitetit romë, tha se më shumë se një milion amerikan kanë prejardhje rome dhe SHBA është e angazhuar në përfundimin e diskriminimit të komunitetit rom.
Kurse, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se Qeveria do të angazhohet në punësimin e të gjitha komuniteteve, duke i krijuar kushte edhe në arsimin dhe shëndetësinë.
“Të gjithë kemi nevojë të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët që do të kenë hapësirë të gjithë dhe këtë ta ardhme mund ta krijojmë me bashkëpunim”, ka thënë ai./zeri/


