Albin Kurti: Kosova është Republikë e pakicës
“Dialogu në Bruksel quhet siç e quan Serbia. Konkluzionet e dialogut të datës 2 shtator e bënin Kosovën shtet kopje. Kosova edhe është republikë e pakicës”, vlerësoi Kurti. Dialogu me Serbinë jo vetëm që e ka shtuar fuqinë e Serbisë në Kosovë, por edhe e ka zvogëluar fuqinë e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga VV, Albin Kurti, duke folur për Projektligjin për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, ka thënë se diaolgu me Serbinë quhet ashtu siç don Serbia.
Sipas tij, Kosova është Republikë e pakicës.
“Dialogu në Bruksel quhet siç e quan Serbia. Konkluzionet e dialogut të datës 2 shtator e bënin Kosovën shtet kopje. Kosova edhe është republikë e pakicës”, vlerësoi Kurti.
Dialogu me Serbinë jo vetëm që e ka shtuar fuqinë e Serbisë në Kosovë, por edhe e ka zvogëluar fuqinë e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai. /Indeksonline/
——————————————————————————————–
Kurti: Qeveria po ofron projektligj të krahinave të vartura
Seanca e Kuvendit ka vazhduar me debatin për projektligjin për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, ku Albin Kurti nga Vetëvendosje tha se me këtë projektligj Qeveria po pranon se dialogu nuk po zhvillohet me Serbinë por në mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ai u ndal edhe te anëtarët e komisionit të kësaj Agjencie, ku në projektligj thuhet se tre janë shqiptar dhe dy nga zyra e BE-së, të cilat kanë kompetenca të mëdha, transmeton kp.
“Projektligji e nënshtron Kosovën ndaj përfaqësuesit të BE-së, kjo për shkak të emërimeve të anëtarëve të këtij komisioni, një shtet i pavarur nuk sjellë këso ligje por këto projektligje janë në koloni vazale dhe krahina të vartura”, ka thënë ai./koha/


