Eko Higjiena

Haliti priti në një takim familjarët e atdhetarit Halil Alidema

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim familjarët e atdhetarit Halil Alidema me të cilët ka biseduar për hapat e mëtutjeshëm në përkujtim të veprës së këtij atdhetari të çështjes kombëtare. Haliti ka theksuar se është nder për Vitinë e për Kosovën që të kesh një njeri si Halilin dhe si institucione jemi të obliguar për të ngritur në piedestal kontributin e tij.

“Edhe personalisht kam pasur rastin ta njoh Halilin dhe për këtë margaritar duhet një përkushtim më i madh edhe nga instancat më të larta, sepse ai meriton shumë, sepse bëri shumë për tokat shqiptare. Ne jemi të obliguar që të nderojmë në të gjitha format veprën e tij, sepse Halili nuk ishte vetëm i familjes por i mbarë shqiptarisë”, ka thënë Haliti.

Ndërsa Fitim Alidema ka shprehur falënderime të familjes Alidema për institucionet komunale të Vitisë, respektivisht për kryetarin e komunës Sokol Halitin për përkushtimin që po bënë në përkujtimin e veprës dhe kontributin e Halil Alidemaj.

United Hospital

Ai me këtë rast i dhuroj kryetarit Haliti dhe nënkryetarit Hasan Aliu veprat e shkruara nga Halil Alidemaj.

Të theksojmë se Institucionet komunale të Vitisë, vitin e kaluar kanë organizuar homazhe tek varri i këtij atdhetari, ndërkohë kanë marrë iniciativën e rregullimit të varreve të Halil Alidemajt dhe bashkëshortes së tij Teuta Alidemajt, që janë të varrosur në Tiranë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.