United Hospital

Thaçi: Unë, president më 2016

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Hashim Thaçi e ka thënë edhe vetë se pret të bëhet president pas një viti. Madje pranon se kjo është arsyeja kryesore pse ai hoqi dorë nga posti i kryeministrit, e jo se u lodh me këtë punë që e kreu shtatë vjet. Kështu ka deklaruar Thaçi në “Zona B”.

“E para nuk jam fare i lodhur, përkundrazi jam në formën më të mirë të mundshme, edhe njerëzore, edhe djaloshare, edhe politike”, thotë ai.

“Besimi i qytetarëve si njeriu më i votuar tash e tetë vjet dhe fitorja e tri zgjedhjeve nacionale më japin fuqi dhe energji me vazhdu edhe më fuqishëm në të ardhmen”, thotë ai. Thaçi siguroi se do t’i futet kësaj gare, me bindje se do ta fitojë postin, pavarësisht formës së garës që i duhet të nënshtrohet dhe marrëveshjes politike që bëri më LDK-në për këtë punë.

Hidromorava

“Në të ardhmen do të vazhdoj të jem në krye të obligimeve që më takojnë, në bazë edhe të marrëveshjes dhe legjitimitetit qytetar dhe do të prezantoj orientimet dhe prioritetet cilat më të vërtetë janë, prioritet që mund të sjellin një model të ri presidencial në Kosovë, kuptimin, respektimin kushtetues dhe ligjor, por në të njëjtën kohë të transparencës së zgjedhjes së presidentit”, thotë ai.

Kryetari i PDK-së la të kuptohet që presidenti i ri i shtetit do të zgjidhet në një mënyrë ndryshe, e jo nga Kuvendi, si deri tashti. “Kjo është edhe një reformë për vendin, mendoj se diçka e tillë i ka munguar vendit”, thotë Thaçi. Kjo intervistë e Thaçit, është e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, e realizuar në Ulqin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.