ARKATANA

Qeveria dyfishon tatimin për korporatat

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qeveria e Republikës së Kosovës planifikon t’ua rrisë barrën financiare pronarëve të bizneseve nëpërmjet pakos së ligjeve, të prezantuara si reformë fiskale.

Në Projektligjin për tatimin në të ardhurat personale Ekzekutivi e ka rikthyer tatimin në dividend, të cilin e konsideron si të ardhur personale. Personat që marrin dividend mbi 5.000 euro brenda një viti do të obligohen që t’i paguajnë 10 për qind shtetit në emër të tatimit në të ardhurat personale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mobi Casa

Në nenin 3 të Projektligjit për të ardhurat personale është përcaktuar se tatimpagues janë personat fizikë rezidentë dhe jorezidentë, ndërmarrja personale afariste, ortakëritë dhe shoqëritë, të cilët pranojnë ose krijojnë të ardhura bruto të përshkruara në nenin 7 të këtij Ligji gjatë periudhës tatimore.

E në nenin 7 në mesin e shumë të hyrave që do ta tatimohen është edhe dividendi. Për dividendët deri në 5 mijë e 400 euro do të paguhet një normë fikse prej 273 eurosh. Ndërsa, nëse dividendi e tejkalon këtë shumë atëherë duhet të paguhen 273 euro, si dhe 10 për qind për shumën që e tejkalon vlerën prej 5 mijë e 400 eurosh./koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.