United Hospital

Thaçi: Izolimi, ndikon në rritje të elementeve të ISIS

/ 2 minuta lexim
HW

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur atë që e kishte thënë edhe më parë, se ‘sa më shumë që po vonohet Bashkimi Evropian për të hequr vizat Kosovës, aq më tepër po krijon hapësira për një frymë apo element destruktiv për ndikim në rajonin tonë, e parë për ndikim të elementeve të ISIS’.

Duke folur për atë nëse BE, po tregohet e padrejtë karshi Kosovës, e cila mbetet vendi i vetëm me pamundësi lëvizjeje të lirë, Thaçi në një intervistë dhënë së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në ‘emisionin ‘Zona B’, ish kryeministri i Kosovës, tha se ‘BE po vonohet me Kosovën dhe po vonohet padrejtësisht’.

“Kam thënë se sa më tepër që po vonohet BE, aq më tepër po krijon hapësira për një fryme apo element destruktiv për ndikim në rajonin tonë, e para për ndikim të elementeve të ISIS që po ballafaqohemi, që është një realitet me të cilin jemi ballafaquar edhe në Kosovë dhe jemi të pakompromis ndaj këtij fenomeni”, u shpreh Thaçi, duke shtuar se “Sa më tepër europiane të jetë Kosova, dhe krejt rajoni, për elemente të tilla nuk do të ketë hapësirë. Sa më tepër që vonohet BE, kokëçarje do të kemi dhe ballafaqime të tilla mund të kemi edhe në terren. Ky nuk është shantazh, por është një realitet që e kam dërguar edhe në BE”.

UBT

NATO dhe BE duhet të lëvizin më shpejt në integrimin e kësaj hapësire, shtoj ndër tjerash ministri Thaçi.

“Unë e shoh integrimin e kësaj hapësire si një tërësi në familjen europiane dhe jo hap pas hapi, duke vënë ndonjëherë kritere të dyfishta – ku për një vend respektohen, për një vend nuk respektohen , dikush favorizohet, dikush vonohet, në mënyrë të panevojshme”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.