Hidromorava

PDK: Mos përkujtimi i masakrës së Llovcës, papërgjegjësi institucionale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson si papërgjegjësi institucionale dhe të papranueshme mos përkujtimin e masakrës së Llovcës nga ana e institucioneve të komunës së Gjilanit, ku më 5 prill të vitit 1999 u masakruan 7 banorë të këtij fshati, prej nga vjen edhe vet kryetari aktual i komunës Lutfi Haziri, i cili edhe në vitin e kaluar nuk ka marr pjesë në përkujtimin e kësaj masakre, në të cilën kanë marr pjesë vetëm familjet e dëshmorëve dhe dëshmitarët e kësaj ngjarje të rëndë thuhet në reagimin e PDK-së.

Është e turpshme që ngjarjet e tilla historike të përkujtohen në mënyrë selektive nga kjo qeverisje komunale. Kjo qasje jo serioze është papërgjegjësi e institucioneve dhe mos respektim i dëshmorëve të kombit dhe vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës.

ARKATANA

Mos realizimi dhe bllokimi i finalizimit të projektit të varrezave të dëshmorëve në Gjilan, mos mirëmbajtja e lapidarëve të dëshmorëve në komunën e Gjilanit, si pasojë e mos respektimit të rregullores komunale e cila ka të bëjë me mirëmbajtjen e vazhdueshme të tyre, si dhe mos përkujtimi i masakrës së Llovcës, janë shembujt më të këqinjë se si qeverisja e Lutfi Hazirit po e trajton dhe e nderon të kaluarën e lavdishme të luftës çlirimtare të Kosovës. Një sjellje e tillë është tepër e ulët nga ana e institucioneve komunale.

Ndërsa në anën tjetër ky kryetar komune, fabrikon në mënyrë private duke shpallur heronjë të kombit, individ të cilët kanë pasur të kaluar të dyshimtë, që në asnjë mënyrë nuk e meritojnë të jenë në mesin e ushtarëve të UҪK-së, por harron të masakruarit e kësaj lufte. Pra Lutfi Haziri po mundohet të ndryshojë dhe krijojë histori të re për Gjilanin, në mënyrë jo institucionale dhe krejt private, por me buxhet komunal dhe nën petkun e kryetarit të komunës duke keqpërdorur pozitën e tij institucionale, besimin dhe paranë e qytetarëve të Gjilanit thuhet në reagimin e degës së PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.