United Hospital

Asociacioni i njëanshëm shpallet ilegal

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës thonë se ultimatumi i Qeverisë së Serbisë për themelimin e “Zajednicës” nuk përfillet nga institucionet e Kosovës. Madje, sipas tyre, nëse serbët e themelojnë njëanshëm Asociacionin e Komunave Serbe, ai do të shpallet ilegal, shkruan sot, gazeta Zeri.

Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në mënyrë të njëanshme, siç kanë paralajmëruar përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë, do të shpallej ilegal nga institucionet e Kosovës. Kështu paralajmërojnë përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, të cilët thonë se themelimi i Asociacionit është obligim për Kosovën, megjithatë thonë se ky Asociacion nuk do të themelohet pa u shuar të gjitha strukturat paralele dhe pa u kthyer serbët në institucionet e vendit.

Në anën tjetër, subjektet opozitare thonë se Qeveria “Mustafa” duhet të largohet në mënyrë që të vijë një qeveri e re e cila mbron interesat e vendit.

Mobi Casa

Ministrja për dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe se do të themelohet vetëm pas shuarjes së plotë të strukturave paralele.

“Statuti i Asociacionit do të jetë në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të datës 26 dhjetor 2016. Ky proces do të shkojë paralelisht me heqjen e strukturave të mbetura paralele të Serbisë në Kosovë, për të cilat në Bruksel do të fillojë punën grupi trepalësh”, ka deklaruar Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.