Eko Higjiena

Sinani takon fermerët, bëhet nervozë me eksploatuesit e zhavorrit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Begzad Sinani për dallim nga kryetarët e therë të Anamoarvës po tregohet shumë më praktikë. Ai nga Turqia nuk ka pushuar fare dhe ka vizituar fermerët dhe ka parë nga afër gjendjen e rrugëve në fshatrat Desivojcë, Shipashnicë.

Sinani ka thënë se ishte në Poliçkë, Maroce, Vriqec të dielën ku ka vizituar familjar e fermerë.”Vizitova dhe u njoftova me hallet, problemet jetësore të këtyre banorëve dhe pash rrugën Poliçke – Maroce -Vriqec. Gjithahstu u njoftova me vështirësitë dhe përballjen me jetën dhe ekzistencën, mundësinë dhe përkrahjen e tyre nga Komuna” ka shkruar Sinani.

Mobi Casa

Por Sinani ka vizituar edhe fshatin Vriqec dhe rrugën për Desivojcë. “E pash rrugën Shipashnicë – Desivojcë, dhe u bëra nervoz me atë gjendje që e pashë. Për nga natyra jam person që nuk bëjë fajtor askënd, por mendoj dhe besoj se zgjidhja ekziston. Është koha që eksploatuesit e zhavorrit të aplikojnë për licencë në Komisionin për Miniera pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës. Komuna qysh të martën do i adreson një shkresë Komisionit për refuzimin e kërkesës për licencë. Gjithashtu Komuna kërkon nga kompanitë për eksploatim të zhavorrit në Desivojcë që në afatin ligjor të kthej në gjendjen mëparshme gërmadhat që i kanë krijuar dhe të bëjnë largimin e makinerisë separuese nga Desivojca”.

Sinani ka thënë se ashtu siç e pash gjendjen sot, mendoj se kjo është zgjidhja e duhur. “Besoj se ne nuk duhet të përqendrohemi në fajtor apo të shpjegojmë shkakun dhe pasojat, por ne jemi zgjedhur që të veprojmë dhe të zgjidhim problemet” ka shkruar Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.