Regjimi i korruptuar mban peng Kosovën
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sundimit të fortë të ligjit dhe zhvillimi i vendit, deri më tani, për këtë klasë politike, janë sfidë e pakapërcyeshme, veç- mas për këtë pushtet aktual, i cili deri më sot nuk ka dhënë asnjë shenjë se ka pasur apo se dëshiron të ketë sukses në ndonjë sektor të vetëm kundër korrupsionit.
Sfidë e patejkaluar luftimi i krimit të organizuar
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sundimit të fortë të ligjit dhe zhvillimi i vendit, deri më tani, për këtë klasë politike, janë sfidë e pakapërcyeshme, veç- mas për këtë pushtet aktual, i cili deri më sot nuk ka dhënë asnjë shenjë se ka pasur apo se dëshiron të ketë sukses në ndonjë sektor të vetëm kundër korrupsionit. Analistët politikë konsiderojnë se nga kjo situatë po përfiton e gjithë kjo klasë e inkriminuar politike, me mbetjen në pushtet, kryesisht nga korrupsioni, kontrabanda dhe krimi i organizuar, përmes pasurimeve të paligjshme dhe kështu nuk e kanë fare hallin e zhvillimit të shtetit dhe as interesat e qytetarëve të nëpërkëmbur dhe të pashpresë në Kosovë. “Klasa aktuale politike në pushtet dhe një pjesë e opozitës nuk janë të gatshme të bëjnë as hapat fillestarë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkaku i mbijetesës në politikë dhe pasurimit nga frytet e aferave korruptive dhe kriminale. Klasa e inkriminuar politike mbetjen në pushtet e sheh kryesisht nga korrupsioni, kontrabanda dhe krimi i organizuar si objekt i pasurimit të paligjshëm të tyre”, theksoi analisti Florim Zeqa.
Sipas tij, politikanët aktualë nuk e kanë hallin e zhvillimit ekonomik të shtetit dhe as interesat e qytetarëve të nëpërkëmbur dhe të pashpresë në Kosovë, por vetëm mbetjen, respektivisht ardhjen në pushtet. “Aq i fuqishëm dhe i zgjeruar është rrjeti korruptiv në vendin tonë, saqë është e vështirë të gjendet ndonjë politikan apo zyrtarë i lartë të jetë i papërfshirë në ndonjë aferë korruptive apo kriminale”, tha analisti Zeqa.
Demokracia e nënshtruar
Proces të vështirë e sheh luftimin e krimit dhe korrupsionit me këtë klasë politike edhe Blerim Burjani. “Janë dy gjëra të qarta, a dëshiron kjo klasë politike sundim të demokracisë apo sundim partiak, përmes pushtetit partiak. E sikur po shihet tani partitë janë mbi shtetin, sepse asnjë ligj nuk tregon se partia kur të veprojë në mënyrë antikushtetuese duhet të sanksionohet me ndëshkimet adekuate ligjore. Të gjitha institucionet e shtetit, edhe ato që janë të emërtuara si të pavarura qeverisen nga partitë politike, dhe partia në pushtet sipas kësaj klase politike duhet t’i ketë nën sundim të gjitha institucionet, pra edhe ato të pavarurat, edhe shërbimin civil edhe ndërmarrjet publike. Këtu tani është krejt defekti dhe paligjshmëria më e madhe, prandaj këtu as BE-ja as askush nuk ndihmon, sepse tema e depolitizimit të plotë të organeve të pavarura të shtetit është çështje e Kosovës”, u shpreh ai. “Përderisa ka kësi lloj sundimi anarkik në shtet, do të ketë korrupsion dhe nuk kush ta ndalë korrupsionin. Ndalja e formave negative varet vetëm nga vullneti i qytetarëve, i cili është i vetmi që mund të ndërrojë gjendjen përmes votës, për ta riformatuar dhe pastruar me votë këtë klasë politike, qoftë në pozitë apo edhe në opozitë”, tha analisti Blerim Burjani.
Sipas analistit Jeton Kelmendi, klasa politike e Kosovës është një kastë politike, që e ka krijuar një imazh të zi për vendin. “Edhe tani shtrohet pyetja tjetër se si mund ta luftojë Aleksandër Lumezi Hashim Thaçin e Isa Mustafën, kur ata janë shefat e tij… pra assesi, sepse Hasha i madh e Isa i vogël janë në njëfarë mënyre pronarët e këtij populli dhe këtij vendi, që për mua janë dy personat, që dyshohen për më së shumti korrupsion e krim ekonomik”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”.


