Ismet Rashiti para gjilanasve prezanton dokumentarin “Zjarri që nuk u duk asnjëherë”
Gjilan – Gazetari dhe veprimtari Ismet Rashiti të shtunën para gjilanasve ka prezantuar dokumentarin e tij kushtuar Kadri Rexhepit nga Rainca e Preshevës “Zjarri që nuk u duk asnjëherë”. Ismet Rashiti tha se Kadri Rexhepi ishte një patriot e veprimtar i palodhur i cili asnjëherë nuk vrapoj pas meritave, por të gjitha këto të mira e veprimtari patriotike i bëri në heshtje dhe ua fali popullit.
Në teatrin e qytetit në Gjilan para shumë veprimtarëve dhe krijuesve nga Anamorava e diaspora është shfaqur dokumentari kushtuar Kadri Rexhepit i autorit Ismet Rashiti me titull:” Zjarri që nuk u duk asnjëherë”, raporton rajonipress.
Fillimisht Shaqir Shaqiri tha se Kadri Rexhepi tërë jetën e tij e vuri në shërbim të çështjes kombëtare. Ishte një patriot e shqiptar autokton dhe i palëkundur në luftën heroike të popullit shqiptarë ndër vite.
Kurse Ismet Rashiti pasi ka falënderuar të gjithë aktorët e këtij dokumentari tha se Kadri Rexhepi ishte një atdhetar, kombëtar, ideolog, strateg e propagandues i madh i çështjes shqiptare. Kadri Rexhepi ishte krenaria e diasporës i cili asnjëherë nuk u vërejt, por punoj në heshtje që nga viti 1981 ku edhe ishte ideator i protestave të vitit 1981 për çka u frymëzua nga Kadri Zeka dhe shokët e tij të idealit.
Ismet Rashiti tha se Kadri Rexhepi për asnjë moment nuk u nda nga lufta dhe të drejtat e shqiptarëve kudo që ndodhen ata. I frymëzuar nga vendlindja e tij Rainca ku u derdh shumë gjak ndër breza shqiptarësh Kadri Rexhepi do të mbetet synonim dhe simbol i njeriut që në heshtje bëri shumë për shqiptarët. Andaj ky film dhe ky dokumentar e ka këtë titull”Zjarri që nuk u duk asnjëherë” tha Rashiti.
Ndryshe të pranishmit kanë folur në superlativ për dokumentarin duke filluar nga Hydajet Hyseni, Hasan Mala, Saime Isufi, Sami Kurteshi, derisa u pëlqye edhe nga publiku gjilanas./rajonipress/

