Opozita do të paralajmëroj protestë
Tri partitë opozitare të Kosovës, AAK, VV dhe Nisma për Kosovën do të mblidhen gjatë ditës së sotme në sallën e kuvendit të Kosovës për një konferencë të përbashkët.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se këto tri parti gjatë ditës së sotme do të njoftojnë opinionin se gjatë këtij muaji do të organizojnë protestë gjithë popullore.
Të njëjtat burime theksojnë se protesta do të mbahet me datën 18 prill të këtij muaji dhe do të ketë moton “Kundër kapjes së shtetit”.
Ndryshe që të tri partitë pritet të mblidhen gjatë ditës së sotme në ora 12:00 në sallën e Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/


