KKVITI

Shtëpia e policit Gashi ishte sulmuar para vrasjes

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Po bëhen 10 ditë që nga vrasja e policit hetues Shemsi Gashi. E pamja në familjen e tij në Matiqan të Prishtinës është mbyllur, ndërkaq familjarët e të ndjerit nuk pranojnë të flasin për atë se çfarë ka ngjarë.

I ndjeri ka lënë pas vetes bashkëshorten, e cila nuk pranon të flasë. Kjo jeton në shtëpinë e burrit, në të njëjtën shtëpi e cila është sulmuar me armë më shumë se dy javë para vrasjes së policit, më 25 mars.

Mobi Casa

Sulmi nuk është lajmëruar në Polici, por tashmë krahas hetimeve për vrasjen e policit po bëhen edhe hetime për sulmin e mëhershëm që nuk është lajmëruar, si dhe hetime për disa vepra të tjera penale që dyshohen se i kanë kryer shtytësit e vrasjes së Shemsi Gashit.

Polici Gashi është vrarë mëngjesin e të mërkurës së javës së kaluar teksa, i uniformuar po shkonte në punë./zeri/