Fundamenti

Haradinaj: Qeveria po shantazhohet nga Lista Serbe

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se koalicioni PDK – LDK ka harruar premtimet për hapje të vendeve të reja pune.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Haradinaj ka thënë se presin shumë pak nga Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa, pasi programi qeverisës më shumë është duke tingëlluar si fontanë dëshirash.

Sipas tij, ky program do të realizohej po sikur Kosova ta kishte buxhetin e Zvicrës.

“Programi qeveritar më shumë po tingëllon si fontanë dëshirash sesa një realitet, sepse ne e dimë sa është buxheti i Kosovës. Këto çfarë i kanë shkruar këta në raportin e 100 ditëve të punës janë vetëm fjalë të kota. Në bazë të parashikimeve që ka bërë kjo Qeveri, po ta kishim buxhetin e Zvicrës apo një buxhet multimilionësh, nuk do të mund t’i përmbushnin kërkesat e tyre. Pra, një numër të prioriteteve që i ka paraparë kjo Qeveri nuk përkojnë me realitetin”, ka deklaruar Haradinaj.

ARKATANA

Ai ka vlerësuar se kjo Qeveri është e pafuqishme dhe e shantazhuar nga Lista Serbe. “Tash e sa muaj Qeveria e Kosovës nuk është e kompletuar. Shumë ministra me vetura zyrtare sillen nëpër Serbi, marrin rroga në Prishtinë. As ministrat e as deputetët e komunitetit serb tash e disa muaj nuk i shohim në zyrë. Kjo dëshmon se kjo Qeveri nuk është ekzekutive. Po të ishte ekzekutive dhe serioze do të merrte masa të shpejta për ta zëvendësuar ministrin”, është shprehur Haradinaj.

Daut Haradinaj, i cili mban edhe postin e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Mustafa, se Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të shkojnë në veri pa koordinim me KFOR-in.

Haradinaj ka thënë se FAK-u gjithsesi duhet të operojë edhe në veri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.