HW

Vllahiu: Presidentja po e shqyrton propozimin për Kryeprokuror, askush s’mund të flasë në emër të saj

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Këshilltari i Kryeministrit s’mund të flas në emër të Presidentes për Kryeprokurorin. Këshilltari i Kryeministrit Mustafa, Besnik Berisha, kishte deklaruar mbrëmë se Presidentja e Kosovës gjatë ditës së premte do të dekretonte Kryeprokurorin e ri, Aleksander Lumezi.

Por, Zyra e Presidentes Jahjaga e ka demantuar Këshilltarin e Kryeministrit.

“Në emër të Presidentes Jahjaga flasin vetëm këshilltarët e saj të emëruar dhe autorizuar nga ajo vet dhe jo zyrtarë të tjerë nga jashtë kabineti i saj”, ka thënë Arbër Vllahiu, për Gazetën Express.

FIDANISHTJA

“Pavarësisht deklarimeve të kujtdo qoftë, Presidentja Jahjaga ka afatet e përcaktuara me ligj dhe vepron mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, në cilindo rast. Presidentja Jahjaga ende po e shqyrton propozimin e pranuar në Zyrën e saj nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe opinioni publik do të njoftohet me vendimin e saj nga vetë Zyra e saj”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese gjatë ditëve në vazhdim prite të publikojë vendimin për anulimin e zgjedhjes së Kryeprokurorit për shkak se nuk janë përfillur procedurat ligjore me rastin e zgjedhjes së Lumezit në pozitën e Kryeprokurorit.

Ndërkohë, në Këshillin Prokurorial po vazhdojnë të ballafaqohen dy klane se kush po e merr nën kontroll këtë mekanizëm. Ka pasur akuza se aty në fakt janë dy banda kriminale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.