Hoxhaj: Specialja e dëmton imazhin e vendit, liberalizimi sigurt me 2016
Themelimi i Gjykatës Speciale do ta dëmtojë imazhin e vendit. Kështu thotë ish-shefi i diplomacisë kosovare, deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj.Por, ish-kryediplomati kosovar ka premtuar se kosovarët do të udhëtojnë pa viza në vitin 2016.
Hoxhaj e ka akuzuar komisionin për punë të jashtme në mandatin e kaluar ne krye me Kurtin se kanë bllokuar dërgimin e ambasadorit të Kosovës në Vatikan.
Sipas Hoxhajt, tash është koha me u vendos pikat për të cilat duhet të bisedohet me Serbinë.
Por, Hoxhaj nuk ka treguar nëse do të kandidojë për kryetar të PDK’së, duke thënë se ketë vendim e merr Kryesia e Partisë, por nuk e ka mohuar kandidimin.


