“Pema” dhe “Hello” organizojnë aktivitetin “T`i ndajmë të gjitha së bashku”
Gjilan – Kopshti i Fëmijëve “Hello” në Gjilan në bashkëpunim me Qendrën e Kujdesit Ditore “Pema” për nderë të ditës ndërkombëtare të personave të prekur me Autizem ka organizuar aktivitetin “T`i ndajmë të gjitha së bashku”.
Secili nga fëmijët e kopshtit Hello kanë sjell nga një lodër, veshmbathje apo ëmbëlsira për t`i dhuruar shokëve të tyre në mënyrë që ta kuptojnë së të gjithë fëmijët janë të barabartë.
Aktiviteti fillimisht filloi në ambientin e kopshtit Hello më saktësisht në oborrin që ishte përgatitur për pritjen sa më të ngrohtë të fëmijëve nga Qendra Ditore “Pema”.
Takimi ishte pika fillestare nga ku nisen disa aktivitete si vallëzim, këndim dhe recitimi nga fëmijët e të dy anëve.
Në fund fëmijët shkëmbyen mes veti dhurata të cilat do t`i kenë kujtim nga shokët e tyre të rinjë.
Na mbetet t`i falënderojmë prindërit dhe stafin e Kopshtit “Hello” dhe stafin e Qendrës “Pema” për një organizim të tillë që shpresojmë të vazhdoj edhe në të ardhmen për t`i ndihmuar të gjithë fëmijët./rajonipress/


