Mobi Casa

Hashim Thaçi fillon konsultimet për Presidencë?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi, ka filluar konsultimet për të kaluar në institucionin e Presidencës, si kreu i shtetit.

Burime nga kabineti i tij, konfirmojnë për KosovaPress se lideri i PDK’së tashmë ka filluar konsultat për Presidencë me strukturat e larta të partisë, ekipin e vet dhe këshilltarët e tjerë të jashtëm. Përmes një fushate që Thaçi do të nis së shpejti, planifikohet të krijohen kushtet për votimin e tij për President në Kuvendin e Kosovës në fillim të vitit të ardhshëm.

KKVITI

“Duke marrë parasysh se marrëveshja e koalicionit me LDK’në parasheh zgjedhjen e Thaçit president, por e njëjta marrëveshje ka rezistencë nga disa deputetë të LDK’së, pritet që Thaçi t’i fillojë konsultimet për kreun e shtetit edhe me faktorët e tjerë politik në vend”, konfirmon ky burim i afërm me liderin e PDK’së.

Burimet e KosovaPress tregojnë se Thaçi po përgatitet për dy opsionet e mundshme, si për zgjedhjet e drejtpërdrejta nga populli në rast të ndryshimit të Kushtetutës, ashtu edhe për zgjedhjen e tij nëpërmjet Kuvendit të Kosovës, nëse partneri i tij i koalicionit e siguron votëbesimin edhe të deputetëve që deri më tash e kanë kundërshtuar marrëveshjen politike ndërmjet PDK’së dhe LDK’së./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.