Hidromorava

Në Gjilan shënohet dita botërore e Autizmit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Dita Botërore për Ndërgjegjësimin për Autizmin është shënuar sot edhe ne Gjilan me një aktivitet të organizuar Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë, në bashkëpunim me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal.

Në këtë aktivitet për ndërgjegjësimin e qytetarëve për Autizmin ka marrë sot pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila tha ndërgjegjësimi i qytetarëve për këtë kategori të shoqërisë është shumë i nevojshëm dhe i rëndësishëm.

“Në këtë ditë dua të rikonfirmoj zotimin e kryetarit Haziri për ndihmë me të gjitha kapacitetet komunal për këtë dhe të gjitha kategoritë e shoqërisë. Aktiviteti i sotshëm është shumë i rëndësishëm për ndërgjegjësimin e njerëzve për këtë kategori të shoqërisë, e cila ka nevojë për ndihmën tonë në të gjitha nivelet”, është shprehur kryesuesja Bunjaku Rexhepi.

Mobi Casa

Përfaqësues të KVRL-së në Gjilan kanë shpërndarë fletushka informuese për ndërgjegjësimin e qytetarëve lidhur me këtë sëmundje.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga Lutfi Haziri në këtë vit ka nënshkruar marrëveshje për subvencionimin e “Handikos”, Shoqatës së të Verbërve dhe Shurdhmemecëve, me pretendimin e përkujdesjes komunale edhe për shoqatat tjera, të cilat kujdesen për njerëzit me nevoja të veçanta./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.