Fundamenti

VV: Përmbytjet vazhdojnë, institucionet komunale të papërgatitura

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Pavarësisht kushteve të favorshme të tokës që ka Komuna e Vitisë për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore, ky territor vazhdimisht po dëmtohet nga reshjet, duke u përmbytur kështu fushat më pjellore të Budrikës, Remnikut, Skifterajt, Mogillës, Pozheranit dhe Kllokotit.

Në këto fshatra zhvillohen veprimtari të shumta bujqësore, por si pasojë e të reshurave të fundit më shumë se gjysma e këtyre territoreve janë përfshirë nga një sasi e madhe e ujit që doli nga shtrati i lumit Morava. Problem kryesor për këtë është shkatërrimi i shtratit të këtij lumi, ngushtimi dhe mbyllja e tij nga mbeturinat dhe drunjtë thuhet në një njoftim të LVV dega në Viti.

Dëme më të mëdha u janë shkaktuara të mbjellave vjeshtore, konkretisht grurit, pastaj livadheve dhe kullosave si dhe kulturave pranverore, duke shkaktuar vonesa në mbjellje të misrit dhe perimeve të hershme. Në tërë Komunën e Vitisë janë përmbytur rreth 1.000 hektarë tokë pjellore, dëmet e së cilës kapin shifrën e rreth 100.000 eurove.

Hidromorava

Përveç dëmeve në fushën e bujqësisë, të reshurat e fundit në Komunën e Vitisë kanë shkaktuar dëmtuar edhe shtëpitë nëpër fshatra, si dhe shumë rrugë sot kalohen me vështirësi, përfshirë edhe magjistralen Ferizaj-Gjilan.

Institucionet komunale thonë se kanë marrë masa shtesë vitin e kaluar për evitimin e këtyre përmbytjeve, duke u munduar ta rehabilitojnë shtratin e lumit Morava, por edhe duke kërkuar fond nga instancat më të larta qendrore për ta zgjidhur këtë problem.

Mirëpo, të gjithë po e shohim se nuk është punuar asgjë në këtë drejtim. Institucionet komunale duhet të kërkojnë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që të ndajë mjete për rregullimin e shtratit të lumit Morava, mjete këto që nuk e kalojnë shumën e dëmeve që po bëhen nga vetëm një përmbytje. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, Komuna e Vitisë do të vazhdojë të ketë humbje të mëdha ekonomike, sidomos në sektorin e bujqësisë, që është edhe veprimtaria kryesore e qytetarëve të kësaj pjesë, dhe burim i ekzistencës për shumë familje thuhet në komunikatë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.