Hidromorava

Kryeprokurori i Mitrovicës dhe zëvendësi i tij hetohen për ndërhyrje në rastin “Geci”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqyri Syla, dhe zëvendësi i tij, Ismet Ujkani, janë duke u hetuar për ndërhyrje të mundshme në procesin hetimor kundër Gani Gecit. Zyra e prokurorit disiplinor ka hapur hetim ndaj tyre, të hënën, mbi bazën e dyshimit se “kanë ndërhyrë” në procesin hetimor që po zhvillonte kolegia e tyre, Vahide Badivuku, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hetimi ka nisur pas deklaratës që ka dhënë prokurorja në Zyrën e prokurorit disiplinor. Në këtë deklaratë, që ka siguruar “Koha Ditore”, prokurorja e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës ka thënë se Syla ia kishte kërkuar disa herë procesverbalin e marrjes në pyetje të Gani Gecit, i akuzuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Fundamenti

Badivuku ka thënë se Shyqyri Syla ishte arsyetuar se procesverbali po i duhej kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha. Por kur e kishte takuar Hoxhën, ai e kishte mohuar se e kishte kërkuar këtë deklaratë.