Abazi: Pritet fuqizim i shpejt i PDK-së në Gjilan
Gjilan – Sahit Abazi shef i grupit të këshilltarëve të PDK-së thotë për rajonipress se pas shumë betejave të jashtme dhe të brendshme PDK është gati të bëjë ndryshimet e nevojshme dhe të shkoj drejt fuqizimit si parti pretendente për tu kthyer në krye të udhëheqjes së komunës.
Abazi tha se tashmë kemi tejkaluar debatet e brendshme dhe jemi drejtë unifikimit të plotë për nevojën e ndryshimeve të cilat na qojnë drejtë fuqizimit të madh.”Punën e madhe e kemi kryer nëpërmjet grupit të këshilltarëve komunal duke mos lënë zbrastësi në rolin e partisë më të madhe opozitare. Tashmë kemi nevojë për ripërtëritjen e strukturave dhe angazhimin e të gjithëve bashkë për ta rivendosur PDK-në në vendin që i takon. Ne nuk kemi njerëz për të larguar, përkundrazi duhet t`i ofrojmë të gjithë” tha Abazi.
Abazi tha se PDK në Gjilan do të ketë në dispozicion të gjithë faktorët nga niveli qendror e lokal për ta bërë konsolidimin e pastaj edhe reformën brenda vetës që qon në angazhimin e secilit njeri për të marrë përgjegjësi të reja.
“Pres nga kryetari i partisë Thaçi që disa nga kuadrot tona të çmuara t`i vendos në pozitat qeveritare që i takojnë PDK-së dhe besoj që angazhimi i tyre në Qeveri t`i bëjë nder dhe rezultat Gjilanit. Jam thellësisht i bindur se ka disponim të madh që të hapemi ndaj kuadrove të reja. Do të ftojmë profesionistët e të gjitha fushave që të na bashkëngjiten në platformën e re që synim të vetëm e ka përmirësimin e partisë dhe më vonë kur të kthehemi në pushtet, jetës së njerëzve të zakonshëm”.
Abazi tha se përveç faktit se do të fuqizohemi fort duke i mobilizuar strukturat tona, duke u hapur për kuadrot e reja, faktor tjetër që do të na ndihmojë në rikthimin në krye të qeverisjes në Gjilan do të jetë fatkeqësisht edhe qeverisja e keqe e LDK-së, sepse realisht ata po na mundësojnë kthimin në pushtet para kohe.”Personalisht jam i gatshëm të ndihmojë këdo që zgjidhet kryetar i degës dhe që punon për ta rritur unifikimin dhe hapjen e PDK-së për intelektualët dhe profesionistët e rinj” tha Abazi./rajonipress/


