ARKATANA

Cliff: Po teprohet me politizim

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Për katër vjet të qëndrimit të tij në Kosovë, ambasadori Ian Cliff nuk ka vërejtur asnjë ndryshim sa i përket zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kurse emërimet politike në krye të institucioneve shtetërore dhe agjencive të pavarura, duke anashkaluar profesionistët, sipas britanikut, vetëm sa janë rritur.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ambasadori në largim ka potencuar se Kosovës nuk i duhen njerëz që shumicën e kohës e kalojnë nëpër kafene, duke mbrojtur shefat e tyre ministra.

ARKATANA

Duke folur për cilësinë e jetës në Kosovë, Cliff thotë se është e tmerrshme që shumica e njerëzve jetojnë në varfëri, si pasojë e hendekut që ekziston mes politikanëve dhe qytetarëve. Kurse për ata që kanë shtëpi e vetura të shtrenjta, britaniku ka dyshime se i kanë bërë nga korrupsioni.

Si suksesin më të madh gjatë këtyre viteve, Cliff e sheh dialogun me Serbinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.