Një gjilanas arrestohet në Aeroportin e Prishtinës me urdhër të Gjykatës
Gjilan – Në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, në bazë të urdhëresës të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit njoftoj policia e Kosovës.
Edhe në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Viti është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Gjilanit.
Kurse në Gjilan në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore e Gjilanit është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi./rajonipress/


