Eko Higjiena

Në Viti ka filluar aksioni “Ta pastrojmë ambientin”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Ka filluar sot në Viti aksioni “Ta pastrojmë ambientin”, që e organizon Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit, i cili aksion do të zhvillohet duke filluar nga sot më 1 prill e deri me 22 të këtij muaji. Kjo iniciativë e cila ka filluar së realizuar që nga viti i kaluar për tu zhvilluar në këtë periudhë kohore prej 23 ditësh, do të mbështetet edhe nga Drejtoria e Arsimit ajo e Shëndetësisë, Drejtoria e Shërbimeve Publike, e Inspeksionit, policia e Kosovës, kompania e pastrimeve “Eco Higjiena” njësia në Viti, koordinatorët e fshatrave, shoqëria civile, FSK, KFOR-i etj.

Ajet Sallahu drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit, tha se ky aksion po bëhet tradicional, sepse aksioni ka për qëllim fushatën sensibilizimit dhe vetëdijesimit për qytetarët që të jenë të gatshëm për të kontribuar në ruajtjen e mjedisit. “Ne që nga viti i kaluar kemi filluar këtë aksion dhe interesimi i qytetarëve ka qenë i mirë dhe besojmë që do të na mbështesin edhe këtë vit, si edhe viteve të tjera”, ka thënë Sallahu. Me qenë se sot po mbretëron mot me shin në Viti, aksioni është hapur në mënyrë simbolike nga nënkryetari i komunës Hasan Aliu i cili ka falënderuar gjithë mekanizmat që po mbështesin aksionin e pastrimit.

Mobi Casa

Ai ka thënë se në një ambient të pastër kemi një shëndet të mirë, andaj duhet përkrahur iniciativat e tilla nga të gjithë ne. Gjitha fshatrat e komunës së Vitisë do të përfshihen në këtë aksion dhe për këtë është përpiluar orari i cili do të nis me fshatin Radivojc për të vazhduar më tej./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.