Mobi Casa

“Eco – Higjiena” është kompani e mbeturinave, por nuk pranon çdo lloj mbeturine!

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kompania “Eco-Higjiena” është kompani e mbeturinave dhe si e tillë shumë mbeturina të hedhura në koshin e mbeturinave i zbraz në deponine e mbeturinave. Andaj edhe prononcimet e XY personave i vlerëson të dëmshme dhe qëllim këqija dhe do t`i zbrazë në deponi të mbeturinave. Ka shumë të tillë që përfitojnë dhe mund të përfitojnë nga mbeturinat. Disa duhet trajtuar në veçanti, sepse janë të rrezikshme për shëndet, ambient dhe shoqëri.

Nuk jemi të interesuar të apostrofojmë persona dhe personalitete sepse është nën nivelin e kodit të etikës tonë (edhe pse jemi kompani e mbeturinave). Pra nuk pranojmë çdo mbeturinë!

Ne jemi të përkushtuar dhe të angazhuar për të implementuar marrëveshjen e Partneritetit Publiko Privat, të lidhur në vitin 2012 në mes të komunës së Gjilanit dhe Moser Group nga Austria. Ju qytetar të nderuar jeni dëshmitar se sa jemi të përkushtuar në këtë drejtim. Disa gjëra nuk shkojnë sipas dëshirës tonë dhe të tuajën. Mirëpo, as Roma nuk u ndërtua brenda një dite!

Ne jemi në partneritet me Komunën e Gjilanit, Vitisë, Kamenicës, jemi edhe me Komunën e Novo Bërdes, Ranillugut, Parteshit, Kllokotit etj. Në partneritet ka dëshira dhe kërkesa të ndryshme. Ka dhe të tilla individuale të personave XY. Por, ne nuk merremi me mbeturinat e personave XY, sepse nuk ia vlen. Kështu që edhe po që se dikush prej tyre hedh mbeturinat e veta, si të durueshëm që jemi ua marrim mbeturinat dhe i hedhim në deponi!

Gjithandej Kosovës ka mbeturina! Duhet të kemi kujdes madje edhe ku shkelim, se përbaltemi! Bagël aty bagël atje!

ARKATANA

Duhet pasur kujdes nga kompania e jonë sepse jemi kompani mbeturinash dhe nuk dëshirojmë të përlyhet dikush dhe të kundërmoj pastaj. Ka të tillë që nga mesi i jonë i kemi larguar sepse jo vetëm që u përlyen vet por i përlyen edhe të tjerët. Për fat të mirë apo të keq, ata u larguan e disa i larguam!

Duhet pasur kujdes, sepse nuk do të jemi në gjendje të durojmë njollosjen tonë me lloj-lloj mbeturinash, (edhe pse jemi kompani mbeturinash). Siqë e përmendëm edhe më lartë, ne do të detyrohemi të denoncojmë tek organet përkatëse personat e tillë dhe të evitojmë të keqën nga ne, e pse jo edhe nga shoqëria. Madje, do të ishte më se e nevojshme që, ndaj personave të tillë që na perllosinë jo vetëm ne por helmojnë edhe shoqërinë, të ndërmarrin masat adekuate.

Ne nuk kemi mundësi të shkojmë sipas tekeve dhe huqeve të individëve XY dhe psikopatëve në metastazë, sepse mbesim pa kryer obligimet ndaj qytetarëve. Ndërsa XY-ët, Zoti ua befte qaren, ne nuk dëshirojmë të kemi punë me ta.

Qytetarët i njoftojmë se edhe nesër … dhe ditëve të tjera …si përherë ua marrim mbeturinat!

XY –ët nëse nuk i kanë paguar shërbimet që u kemi kryer duhet ta dinë se do të përballen me neve ? A i kanë paguar obligimet ndaj kompanisë për shërbimet e kryera. Në mos jo, atëherë edhe ata do i hedhim në kosh të mbeturinave dhe në deponi me ta thuhet në reagimin e Kompanisë “Eco-Higjiena”.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.