Fundamenti

Prokurorja Badivuku denoncon ndërhyrjet në rastin kundër Gani Gecit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Prokurorja Vahide Badivuku ka denoncuar eprorin e saj, Shyqyri Syla, dhe zëvendësin e tij, Ismet Ujkani, për ndërhyrje të shumta në procesin hetimor kundër Gani Gecit.

Prokurorja e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës ka thënë se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, ia kishte kërkuar disa herë procesverbalin e marrjes në pyetje të Gani Gecit, i akuzuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Hidromorava

Badivuku ka thënë se Shyqyri Syla ishte arsyetuar se procesverbali po i duhej kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha. Por kur e kishte takuar Hoxhën, ai e kishte mohuar se e kishte kërkuar këtë deklaratë.

Badivuku ka thënë se i kishte kërkuar kryeprokurorit Shyqyri Syla që kërkesën ta bënte me shkrim, por një gjë të tillë, sipas saj, ai nuk e kishte bërë./koha/