ARKATANA

Shtëpia e Komunitetit në Kamenicë strehon 10 qytetarë të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Përgjegjësi i Shtëpisë së Komunitetit për personat me aftësi të kufizuara mendore Hajdin Krivaqa, me bashkëpunëtoret Kaltrina Berisha dhe Adelina Haxhiu janë pritur sot në takim nga Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi.

Temë e këtij takimi ishte informimi i komunës për dhe punën e kësaj shtëpie të komunitetit.”Kjo Shtëpi është rajonale dhe kryen shërbime për disa komuna të Kosovës. Shtëpia ka 10 banorë të përhershëm të cilët kanë aftësi të kufizuara mendore dhe vijnë nga disa komuna të rajonit të Gjilanit. Kjo shtëpi është nën mbikëqyrjen dhe financimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale – Departamenti i Mirëqenies Sociale. Banorët janë nga të gjitha komunitetet, dhe nga ta 8 janë femra dhe dy meshkuj. Shtëpia përveç përgjegjësit ka edhe katër anëtar staf dhe tri roje që sigurojnë prezencën dhe mbikëqyrjen e banorëve gjatë 24 orëve” tha Hajdin Krivaqa.

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi ka përgëzuar stafin e kësaj Shtëpie për punën dhe angazhimin e tyre.”Përkujdesja ndaj atyre qytetarëve të cilët kanë mbetur pa askënd dhe për më tepër kanë aftësi të kufizuara mendore, përveç që është detyrë është edhe një humanizëm i madh, andaj keni gjithë respektin e institucioneve komunale për punën që bëni me këta qytetarë që kanë nevojë për ndihmën dhe përkujdesjen e shtetit të Kosovës” tha Matoshi

FIDANISHTJA

Në takim u fol edhe për bashkëpunimin e kësaj shtëpie me QKMF-në në Kamenicë dhe spitalin rajonal në Gjilan i cili u vlerësua si shumë i mirë.

Poashtu u shqyrtuan disa ide që ky institucion të vizitohet edhe nga grupe të ndryshme përfaqësuesish të institucioneve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.