Eko Higjiena

Bunjaku Rexhepi: Raporti i OJQ-së “Anamorava” me shumë të pavërteta

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Raport me shumë lëshime, gabime e të pavërteta e ka cilësuar sot raportin vlerësimit të Forumit Qytetar Demokratik “Anamorava” për punën e Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe ekzekutivin për vitin 2014 kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi.

Ajo tha se ky është një raport që përmban të dhëna jo të sakta lidhur me aktet e miratuara të Kuvendit të Komunës, si dhe numrin e takimeve të mbajtura të Kuvendit dhe Komiteteve, duke shtuar se edhe sa i përket vërejtjes lidhur me ‘mos njoftimin me kohë të seancave’ janë të paqëndrueshme sepse njoftimi për çdo takim të komiteteve dhe seancave është bërë me kohë.

Bunjaku Rexhepi ka folur edhe rreth vlerësimit të kuvendarëve për angazhim në seanca, duke pohuar se “nuk e di se farë matje dhe fare metode ka bërë kjo organizatë për këtë pikë, në marrjen e fjalës kot së koti apo në cilësinë e diskutimit”.

Edhe sa i përket vërejtjeve për Komitetin për Politikë dhe Financa, kryesuesja Bunjaku Rexhepi tha se ato nuk qëndrojnë për shkak se për çdo çështje që diskutohet në Kuvend i paraprinë takimi i KPF-së.

Uji Dea

“Në raport thuhet se gjatë vitit 2014 janë nxjerre 18 vendime të kundërligjshme, gjë që nuk është e vërtetë sepse autoriteti legjitim për vlerësimin e këtyre vendimeve është MAPL, e cila të gjitha aktet e miratuara të vitit 2014 i ka shpallë të ligjshme”, është shprehur ajo.

Ndërsa, duke folur për një aspekt tjetër, atë të vlerësimit të transparencës, kryesuesja tha se edhe këtu është një huqje e madhe kësaj organizate sepse gjithmonë ne ueb faqe të Komunës publikohet orari mbledhjes së Komiteteve dhe seancave dhe të gjitha shpalljet bëhen publike edhe në vendet më kyçe përmes metodave që i parasheh ligji.

“Të thuhet se në Komunën e Gjilanit nuk ka transparencë vërtet është e papranueshme kur e dimë të gjithë se të gjitha organizatat e pavarura po na vlerësojnë si kampion në nivel vendi sa i përket kësaj fushe. Në vitin 2014 Instituti Demokratik i Kosovës e ka shpallur Kuvendin Komunal të Gjilanit si më transparentin në nivel vendi, derisa ekzekutivin të dytin. Edhe OSBE e ka shpallur Gjilanin model sa i përket qasjes në dokumente publike. Ne nuk po themi që jemi perfekt, por jemi larg më mirë se vlerësimi juaj”, ka thënë Bunjaku Rexhepi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.