Fundamenti

Rrëshqitje të dheut në Laqiq, evakuohet familja Robelli

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Pas reshjeve të shumta të shiut, natën e kaluar ka ndodhur një rrëshqitje masive e dheut në fshatin Laqiq të Kamenicës. Për të përcjellur situatën nga afër Kryetari Sinani ka angazhuar një ekip të tërë nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit të udhëhequr nga drejtori Faik Rexhepaj.

Ekipet komunale këtë paradite kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë parë nga afër situatën pas rrëshqitjes. Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit ka rekomanduar familjen e Jakup Robellit që të evakuohet për shkak të rrezikut të lartë me të cilin ballafaqohet shtëpia e tij.

Mobi Casa

Në vendngjarje kanë dalë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga Stacioni në Kamenicë dhe familja Robelli është evakuar dhe është vendosur në një shtëpi më të sigurt. Pas rrëshqitjeve në lagjen Çamëria, këto në Laqiq janë poashtu mjaft serioze.

Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani ka thënë se këto janë dukuri natyrore dhe komuna po bën të gjitha përpjekjet që të jetë afër qytetarëve që ballafaqohen me rreziqe të këtilla dhe t`i ndihmojë ata me të gjitha mundësitë që ka./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.