HW

Liberalizimi i vizave, gjasat e mëdha të ndodhë gjatë këtij viti

/ 2 minuta lexim
HW

“Jeni në miljen e fundit sa i përket liberalizimit të vizave”, kjo është fraza më e përsëritur e zyrtareve të lartë të Bashkimit Evropian për sa i përket heqjes se vizave për qytetarët e Kosovës.

Indiferent nuk po qëndrojnë as liderët vendor, të cilët nuk po hezitojnë të bëjnë premtime se ky proces do të përfundojë së shpejti. Kryeministri Isa Mustafa dhe zv/kryeministri i parë Hashim Thaçi, e kanë thënë disa herë publikisht se presin qe liberalizimi i vizave të ndodhë brenda këtij vit.

Por, më i përmbajtur për këtë proces duket të jetë ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku. Ai ka thënë se do ishte i lumtur nëse në verën e viti 2016, Kosova arrin të fitojë liberalizimin e vizave.

Sidoqoftë, njohësit e çështjeve të integrimeve evropiane, vlerësojnë se liberalizimi i vizave mund të ndodhë këtë vit, nëse Qeveria e Kosovës do të përkushtohej maksimalisht në plotësimin e kritereve qe dalin nga udhërrëfyesi.

ARKATANA

Shefi i Departamentit të Shkencave Politike, në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, ka thënë për Tribuna Channel, se fundi i vitit duhet të jetë afat optimal që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

Megjithatë, sipas tij, çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët tashmë nuk është as natyrë politike dhe as ekonomike. Madje, Hoti vlerëson se nuk është as çështje teknike siç e thonë në Bruksel, sepse sipas Hotit, kjo tashmë është konvertuar në çështje të dinjitetit.

E në anën tjetër, Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë për Tribuna Channel, se gjasat janë të mëdha qe liberalizimi i vizave të ndodhë brenda këtij vit.

Por, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, duhet ta kuptoj se liberalizimi i vizave nuk mund të vijë vetëm si shpërblim i BE-së, sikurse nuk mund të vijë si përgjigje nda valës së madhe të migrimit të qytetarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.