Pse po e pengon Policia e Kosovës, Gradimir Mikiqin?
Gjilan – Gradimir Mikiq kryetar i Ranillugut është ndier në siklet me praninë e Policisë së Kosovës në këtë qytet e cila duke zbatuar ligjin ka dënuar qytetar të kësaj komune të cilët ndokush nuk ka pasur leje të regjistrimit të veturës ose leje të vozitjes. Ky plan i Policisë e ka penguar Mikiqin i cili ka kërkuar zyrtarisht nga Elmina Mahmuti që të stopohen patrullimet dhe dënimet e qytetarëve të Ranillugut. Ismet Hashani tha se aksionet policore nuk ndërlidhen me qytetar të veçantë, apo komunë, por për ne është me rëndësi preventiva dhe zbatimi i ligjit.
Gradimir Mikiq është ndier në siklet me praninë e Policisë së Kosovës në këtë qytet e cila duke zbatuar ligjin ka dënuar qytetar të kësaj komune të cilët ndokush nuk ka pasur leje të regjistrimit të veturës ose leje të vozitjes, raporton rajonipress.
Për shkak të pranisë së patrullave policore rajonale nga Gjilani ditëve të kaluara në Komunën e Ranillugut, dhe të ndëshkimit të banorëve të komunës së Ranillugut, duke deklaruar se ndëshkimi po bëhet drejtuesve të automjeteve me urdhër të kryetarit të komunës së Ranillugut, Gradimira Mikic, kryetar i komunës së Ranillugut ky i fundit i ka dërguar një letër komandantit të policisë rajonale në Gjilan, Elmina Mahmutit në të cilën dënon ashpër veprimet e tilla të Policisë Rajonale dhe apelon që të ndërpritet kjo praktikë thuhet në letrën e Mikiqit.
Mikiq është irrituar nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës i cili gjithnjë sipas Mikiqit qytetarëve u ka thënë se këto dënime po bëhen edhe me pëlqimin e Gradimir Mikiqit.
Mikiq i ka shkruar një letër zyrtare Elmina Mahmutit komandante rajonale e policisë ku kërkon nga kjo e fundit që të ndalohen patrullimet dhe dënimet e qytetarëve.”Unë shpresoj se ju do të ndërmerrni masat e duhura për të parandaluar patrullimin e ardhshëm ose dënimet e policisë në fshatrat e Ranillugut. Gjithashtu ju bëjë thirrje që të pengoni abuzimin e pozitës dhe emrin e kryetarit të komunës së Ranillugut nga ana e policisë rajonale” ka shkruar në letrën e tij Mikiqi.
Por zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan Ismet Hashani për rajonipress tha se është në dijeni të letrës së Mikiqit. “Policia e Kosovës e ka pasur një plan operativ në nivel rajonal për të kërkuar parregullsi, si automjete të paregjistruara, ose pa leje të vozitjes etj. Gjatë këtij plani është paraparë edhe Ranillugi dhe realisht dy të tretat e dënimeve u janë shqiptuar edhe shqiptarëve. Pra Policia e Kosovës nuk i ndanë personat në baza etnike sepse të gjithë para ligjit janë të barabartë”.
Hashani tha se aksionet policore nuk ndërlidhen me qytetar të veçantë, apo komunë, por për ne është me rëndësi preventiva dhe zbatimi i ligjit.
Hashani tha se letra dhe shqetësimi i Mikiqit është e panevojshme sepse ne do të veprojmë gjithmonë konform ligjeve në fuqi dhe pa dëmtuar qytetarët e Kosovës./rajonipress/


