Vërshimet e mëdha bllokojnë rrugët Kllokot- Viti dhe Pozheran – Kllokot – Skifteraj
Gjilan – Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjillan tha për rajonipress se për shkak të vërshimeve që po shkaktohen nga shiu i pandërprerë është bllokuar tëresisht rruga Kllokot – Viti dhe Pozheran – Kllokot – Skifteraj.
Ismet Hashani ka apeluar tek qytetarët vitias që të kenë kujdes në relacionet Kllokot – Viti dhe Pozheran – Kllokot – Sakifteraj.
Hashani për rajonipress tha se shiu që po bije pandërprerë tashmë ka bllokuar tërësisht këto rrugë. “Janë vërshuar shumë ara e livadhe dhe uji nga vërshimet ka dalur edhe nëpër sipërfaqet rrugore dhe kjo ka ndikuar që këto rrugë aktualisht të bëhen të pakalueshme” tha Hashani.
Rajonipress ishte në Skifteraj dhe nga fotot tona shihet se situate atje është shumë alarmante pasiqë i tërë lumi Morava tashmë ka dalur nga shtrati dhe ka vërshuar arat dhe rrugën kryesore. /rajonipress/


