UBT

OKB: E themelojmë Gjykatën Speciale nëse dështon Kosova

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Nëse dështon miratimi në Parlamentin e Kosovës për ngritjen e Gjykatës Speciale, atëherë sipas të gjitha gjasave do të vihet në veprim Organizata e Kombeve të Bashkuara.Një zyrtare e kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Gjenevë ka bërë të ditur se një vendim i tillë duhet të merret nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ambasadorët e Perëndimit të akredituar në Kosovë, SHBA-së , Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë, Holandës dhe përfaqësuesi special i BE kanë bërë të ditur pas vonesës nga autoritetet e Kosovës për themelimin e Gjykatën Speciale për krime në Kosovë, ata njëzërit kanë pohuar se një gjë e tillë do të kalohet në kompetencë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas këtyre ambasadorëve dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian në Kosovë, themelimi sa më i shpejtë i Gjykatës Speciale nga autoritete e Prishtinës është në të mirë të Kosovës dhe të ardhmes së saj.

FIDANISHTJA

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka theksuar se nëse dështon themelimi i kësaj gjykate, atëherë kompetencat do t`i kalojnë OKB-së, dhe sipas saj, kjo për Kosovën do të ishte një Hagë e dytë.

“Themelimi i gjykatave të posaçme në Kosovë është mandat që e zotëron Këshilli i Sigurimit ose Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Për realizmin e kësaj kërkese, fillimisht duhet të iniciohet procesi nga një shtet anëtar i KS të Kombeve të Bashkuara ”, ka deklaruar Eri Kaneko, zyrtare e OKB-së në kabinetin e Sekretarit të Përgjithshëm, e cila është e ngarkuar me çështjen e Kosovës. /ATSH/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.